Rreth nesh

Kompania EVKO është themeluar në vitin 1996. Është e specializuar në prodhimin dhe paketimin e artikujve ushqimorë.

Në fillet e saj, kompania prodhoi produktin e specializuar të “OHO Flips”, kurse më vonë ka vazhduar edhe me prodhimin e pudingëve, pjekurinave, shllagut pluhur (shkumë dhe krem vanilje, dredhëze, dhe çokollate), me përpunimin e kafesë, të kikirikëve, piresë nga patatja, miellit, kokosit, kakaos, sodës bikarbonate, piperit të zi, nishestes së misrit, dhe miellit të grurit.  Kjo ka mundësuar një zgjerim të konsiderueshëm të kompanisë sonë.

EVKO tashmë prodhon edhe eurokremin dhe çokollatën “Durina”.

Produktet tona gjenden në të gjitha qendrat e shitjes nëpër Kosovë, si dhe në tregun e Shqipërisë dhe atë të Maqedonisë.

Ne kemi krijuar partner të ndryshëm për furnizimin e kompanisë sonë dhe momentalisht ne importojmë lëndë të parë kryesisht nga:

Pire patatesh nga Gjermania

Miell kokosi nga SriLanka

Kakao nga Indonezia

Piper i zi nga Malajzia

Sodë bikarbonate nga Rumania

Kikirikë nga Kina etj.

Të gjithë këta artikuj i ofrojmë edhe me shumicë.

EVKO është e hapur dhe mirëpret bashkëpunëtorët si ata të jashtëm ashtu dhe ata të brendshëm.