Misioni

Misioni ynë është të prodhojmë dhe paketojmë produkte ushqimore të cilësisë së lartë dhe të ofrojmë shërbime të shkëlqyeshme për klientët tanë. Ne synojmë të kontribuojmë në çdo shtëpi duke prodhuar, përpunuar, dhe paketuar shumicën e produkteve të amvisërisë.

Ne përpiqemi dhe angazhohemi t’iu përgjigjemi nevojave të qytetarëve duke shtuar vazhdimisht produkte të reja dhe cilësore konform kërkesave të tyre. Rritja e kompanisë sonë do të bëhet gjithmonë duke u bazuar në këto nevoja dhe duke ruajtur vlerat dhe parimet që e kanë karakterizuar këtë kompani që nga themelimi.