Objektivat

Si kompani e përpunimit të produkteve ushqimore, objektivat tona për rritjen e mëtutjeshme të kompanisë janë të paraqitura në mënyrë të qartë, gjithmonë duke synuar rritjen e ofertave tona për konsumatorët, si dhe zgjerimin gjeografik të prezencës sonë.

Deri në mesin e vitit 2014, ne do të kompletojmë planet investuese për t’i përdorur më pastaj në kapacitetet prodhuese.

Ne tashmë kemi filluar procesin e certifikimit me standardet ISO dhe HACCP, i cili është vlerësuar të përfundojë deri në mesin e vitit 2014.

Ne synojmë të mbulojmë tregun vendor me produktet tona cilësore.

Objektiv i EVKO-s është rritja e eksportit në tregun e Shqipërisë, Maqedonisë, dhe atë Evropian për 30% gjatë vitit 2014.

EVKO do të vazhdoj të zgjeroj kapacitetet prodhuese, të punësoj staf të kualifikuar, të siguroj standarde të larta të punës dhe të ofroj shërbimet më të favorshme për klientët e saj.