Cheesecake me Vishnje

Cheesecake me Vishnje

Kjo ëmbelsirë ka një pamje që të bënë për vete por gjithashtu ka një shije të përkryer, ëmbelsirë e duhur për raste të vecanta.

Përbërësit

Përbërësit për bazën e ëmbelsirës:

160 gr Biskota Digestive ( mundësisht)

70 gr Gjalpë

Pak kripë

2 lugë Sheqer kallami

Përbërësit për kremin

50 ml Lëng Vishnje

20 Vishnje te zeza

8 gr Xhelatinë

250 gr Filadelfia

500 gr Gjizë

1 pako Vanillin

1 Lugë gjelle Sheqer pluhur

Përbërësit për mbulesën

600 gr Vishnje

100 ml Lëng Vishnje

8 gr Xhelatinë

3 Lugë gjelle Sheqer pluhur

How to use

Përgatitja:

Për të përgatitur bazën e biskotave:Vendosni biskotat në një mikser dhe grijini imët derisa të marrin një pluhur të imët. Masen e hedhim ne nje ene shtojme gjalpin e shkrire me pas hedhim kallamin sheqer dhe e perziejme mire kete mase e hedhim ne nje tave qe hapet ne te cilen kemi hedhur leter furre. E shtrijmë në të gjithë pjesën e poshtme të tavës duke e bërë masën të njëtrajtshme me ndihmën e një luge, e rrafshojmë. (shih foton) E vendosim në frigorifer për rreth gjysmë ore që të bëhet e fortë.

Kremi:Shpëlajini qershitë dhe lërini mënjanë. Pasi i kemi pastruar qershitë sigurisht pa fara. Ne robot ose Rrafshe hedhim djathin me filadefian dhe e perziejme per disa momente derisa djathet te bashkohen mire. E vendosim në një enë, shtojmë sheqerin pluhur dhe me lugë druri e përziejmë vaniljen derisa të bëhet homogjene.

Xhelatinën e vendosim në ujë të ftohet për disa minuta, derisa të zbutet. Në një tenxhere të vogël ngrohim lëngun e qershisë dhe vendosim brenda xhelatinën e shtrydhur dhe e përziejmë masën dhe e lëmë derisa të shkrihet duke e përzier, e lëmë të vakët më pas e hedhim mbi djathërat dhe e përziejmë derisa të bashkohet masa. Shtojmë qershitë e prera në copa të mëdha, përziejmë dhe masën e hedhim mbi bazën e biskotave, e rrafshojmë mirë me kremin dhe e vendosim në frigorifer për rreth 2 orë derisa kremi të forcohet. Gjysmë ore para se ta nxjerrim tortën nga frigoriferi Përgatisim kapakun e fundit.

Mbulesa:Merrini qershitë pa fara dhe i hidhni në një tigan (duhen ato që nuk ngjiten me gjërat), shtoni sheqerin dhe ziejini për 4-5 minuta derisa të shkrihet sheqeri.

Vëreni xhelatin në ujë të ftohtë. Ngrohim 100 ml lëng qershie, më pas shtojmë xhelatin e shtrydhur, e përziejmë shpejt dhe e vendosim sipër qershive në tavë, e përziejmë mirë: E lemë të ftohet, më pas këtë masë e hedhim në sipërfaqen e kekut dhe e mbulojmë mirë.

E lemë në frigorifer për 4-5 orë derisa sipërfaqja e xhelatinës të forcohet. Pastaj prisni. E konservuar në frigorifer.

sqAlbanian