Historia

Historia

RRETH NESH

Kompania EVKO është themeluar në vitin 1995. Është e specializuar në prodhimin dhe paketimin e artikujve ushqimorë. Në fillet e saj, kompania prodhoi produktin e specializuar të “OHO Flips”,kurse më vonë ka vazhduar edhe me prodhimin e pudingëve, pjekurinave, shllagut pluhur (shkumë dhe krem vanilje, dredhëze, dhe çokollate), me përpunimin e kafesë, të kikirikëve, piresë nga patatja, supave mëlmesave, miellit, kokosit, kakaos, sodës bikarbonate, piperit të zi, nishestes së misrit, dhe miellit të grurit, prodhimin Kjo ka mundësuar një zgjerim të konsiderueshëm të kompanisë sonë.

MISIONI

Misioni ynë është të prodhojmë dhe paketojmë produkte ushqimore të cilësisë së lartë dhe të ofrojmë shërbime të shkëlqyeshme për klientët tanë. Ne synojmë të kontribuojmë në çdo shtëpi duke prodhuar, përpunuar, dhe paketuar shumicën e produkteve të amvisërisë. Ne përpiqemi dhe angazhohemi t’iu përgjigjemi nevojave të konsumatorve duke shtuar vazhdimisht produkte të reja dhe cilësore konform kërkesave të tyre. Rritja e kompanisë sonë do të bëhet gjithmonë duke u bazuar në këto nevoja dhe duke ruajtur vlerat dhe parimet që e kanë karakterizuar këtë kompani që nga themelimi.

VIZIONI

Vizioni i kompanisë sonë është të mbajë pozitën e udhëheqësit në prodhim, përpunim, dhe paketim të produkteve cilësore. Ne synojmë të konkurrojmë në tregun vendor, por edhe atë ndërkombëtar me brendet më të njohura botërore dhe në të njëjtën kohë të shërbejmë si shembull për cilësinë e produkteve në treg dhe për përkushtimin dhe plotësimin e kërkesave të konsumatorëve.

sqAlbanian