Ferrero Dessert

Ëmbelsirë Ferrero

Me një përmbajtje të pasur dhe me një shije unike kjo ëmbelsirë është ideale për festa, përbërësit e kësaj ëmbelsire janë të vecant dhe shumë të shijshëm.

Përbërësit

Përbërësit për petën:

5 vezë

100 gr sheqer

200 gr lajthi të pjekura

1 sheqer vanile

25 g kakao

35 gr miell

1 pluhur për pjekurina

Përbërësit për fillin:

200 gr margarin

100 gr çokolatë e zezë

100 gr çokolatë me qumësht

160 gr "Nutella"

60 gr napolitanka me shije lajthie

Përbërësit për glazurën:

100 gr çokolatë e zezë

50 gr çokolatë me qumësht

25 gr margarin

60 ml ajkë kosi

Nevoiten edhe 12 copë toptha"Ferrero Rocher"

How to use

Përgatitja:

Rrahim vezët me sheqer dhe vanil sheqer.Në një enë tjetër përziejmë miellin,kakaon,pluhurin për pjekurina si dhe lajthitë e pjekura më parë.

Kur të trashen vezët i shtojmë perzierjen me mielle me lajthi ngadal duke e përzier me lugë.

Masën e qesim në tepsi të shtruar me letër për pjekje.Pjekim në temperaturë 185*C rreth 25 minuta.E lejmë ashtu të ftohet në tepsi.Pastaj e prejmë përgjysmë në mënyrë që të fitojmë 2 shtresa. Deri sa të ftohet mirë,përgatisim fillin.

Deri sa të ftohet mirë,përgatisim fillin.

Shkrijmë në avull çokolatën dhe e lejmë të ftohet pak,pastaj i shtojmë "Nutellën",napolitankat e coptuara dhe margarinen e rrahur me mikser.Përziejmë mirë dhe me këtë masë lyejmë njërën petë dhe përmbi ia qesim petën tjetër.Shtypim pak me dorë dhe e lejmë në frigorifer për disa orë.

Përgatitja e glazurës:

Shkrijmë në avull çokolatën,margarinën dhe ajkën.Me këtë e lyejmë tortën përmbi.Dekorojmë me toptha"Ferrero Rocher".

sqAlbanian