Ëmbelsirë Millionaire

Ëmbelsirë Millionaire

Kjo recetë e kësaj ëmbëlsire është shumë e rrallë, shija e saj është unike, nëse dëshironi të përgatisni dicka të shumë të vecantë atëher kjo ëmbëlsirë është zgjedhja më e mire.

Përbërësit

Për brumë:

125 gram miell

125 gram gjalpë e pakripë, e zbutur dhe e copëtuar

50 gram sheqer për ngrirje

Për karamelen:

125 gram sheqer të lëngët

75 gram shurup të artë

250 mililitra krem të rrahur

gjysmë luge çaji sheqer vanilje

75 gram gjalpë pa kripë

Pak kripë

25 gram çokollatë të zezë, e prerë mirë

Për mbështjellje:

125 gram çokollatë të zezë, së paku 70 për qind kakao të pastër, e prerë mirë

50 gram çokollatë e bardhë, e prerë mirë.s

How to use

Përgatitja:

Lëshoni të nxehet furra në 180 gradë, pastaj filloni të përgatisni brumin.

Përzieni në një enë, miellin me gjalpin e shkrirë, derisa masa të bëhet e njëjtë. Shtojani kripën dhe sheqerin për ngrirje dhe vazhdoni ta përzini, derisa të mos mbeten dromca.

Këtë masë, vendoseni në tepsinë e lyer me pak vaj dhe lëreni të piqet për 20 minuta, apo derisa sipërfaqja të marrë ngjyrën e kafe. Nxirreni dhe lëreni të ftohet. Në ndërkohë, përgatitni kremin për sipërfaqen e lartë.

Në një tigan të thellë, vendos kremin e rrahur dhe sheqerin e lëngët. Përzini ngadalë, në temperaturë jo fortë të lartë.

Kur masa fillon të bëhet homogjene, shtojani edhe gjalpin e shkrirë, si dhe përbërësit tjerë, që janë paraparë për karamelen. Këtë masë të nxehtë, shtojani brumit dhe lëreni të ftohet në tërësi.

Pasi të keni prerë në katrorë, nxirreni nga tepsia. Çokollatën e shkrirë, vejani sipër katrorëve dhe lëreni të ftohet.

Shkrini çokollatën e bardhë pasi sipërfaqja të forcohet, dhe vejani sipër në vijëza të parregullta.

sqAlbanian