Luleshtrydhe me çokollatë

Luleshtrydhe me çokollatë

Luleshtrydhe me çokollatë për një shije të përkryer. Këta dy përbërës shkojnë shumë me njëri tjetrin, prandaj ju preferjmë ta përgatitni dhe ta shijoni.

Përbërësit

400gr Luleshtrydhe

200gr Cokollatë për gatim

20gr Gjalpë

How to use

Përgatitja:

Luleshtrydhet i lajmë mirë dhe i kullojmë nga uji tepërt. Për të përgatitur luleshtrydhe me çokollatë ato duhet të jenë komplet të thata.

Gjalpin dhe çokollatën i hedhim në një enë dhe i shkrijmë në banjomari. Luleshtrydhet i marrim një nga një dhe i futim në çokollatën e shkrirë.

Luleshtrydhet e lyera i vendosim me kujdes në një tavë me letër kuzhine sa të thahen.

Pasi çokollata të thahet i vendosim në enën e servirjes.

sqAlbanian