Muffin me copëza çokollate

Muffin me copëza çokollate

Muffin me copëza çokollate me një shije të vecant të pasur me çokollatë të shijshme. Shije perfekte për mëngjes ose një pasdite të lehtë.

Përbërësit

1 e 1/2 filxhan çaji me Miell

1 e 1/2 luge çaji pluhur për pjekurina

1/4 lugë çaji Kripë

2 vezë

2/3 filxhan Sheqer

150 gr Gjalp

2 lugë çaji Vanilje

1/2 filxhan Qumësht

100gr Cokollatë e zezë për gatim

How to use

Përgatitja:

Bashkojmë në enë të ndryshme përbërësit e thatë dhe përbërësit e njomë.Në një enë qelqi hedhim të gjithë përbërësit e thatë si miell,sheqer, fryrës pak kripë dhe i përziejmë. Në një enë tjetër hedhim vezët, kos, qumësht, vaj dhe i trazojmë për pak çaste.

Përbërësit e njomë i hedhim te përbërësit e thatë dhe i trazojmë sa të bashkohen masat. Muffin me copëza çokollate duhet të jetë homogjene. Në fund shtojmë një pjesë të copëza çokollate dhe i përziejmë.

Brumin e hedhim në enët për muffin të cilat i lyejmë pak me gjalpë. Enët i mbushim dhe sipër i hedhim përsëri copëza çokollate.

Ëmbëlsirat muffin me copëza çokollate sipër i vëmë për tu pjekur në furrë të nxehur në 180°c për 20-25 minuta.

Pas pjekjes i lemë edhe 10 minuta në sobë të fikur, që ëmbëlsirat të kullojnë. Muffin me copëza çokollate janë gati.

sqAlbanian