Kek çokollate me çokollatë dhe kos është një recetë e thjeshtë për tu përgatitur duke bërë pak kujdes në pjekje. Aroma dhe shija e kësaj ëmbëlsire është e pa rezistueshme dhe mund të konsumohet në çdo kohë.
Përbërësit
250 gr Miell
200 gr Sheqer
4 Vezë
150 gr Gjalpë i freskët
50 gr Lajthi ose bajame të pjekura
10 gr Kakao 10 gr
25 gr Liker
Pak cedër portokalli
1 gr Sodë bukë
How to use
Përgatitja:
Gjalpi zbutet dhe rrihet me sheqerin në enë inoksi derisa të zbardhet. Në këtë masë hidhen të verdhat e vezëve, pjesë pjesë, cedra e portokallit, kakao, likeri dhe një pjesë mielli i përzier me lajthitë ose bajamet e pjekura. Ndërkohë janë rrahur të bardhat e vezëve si marenge.
Shtohet ½ e të bardhave të vezëve, përzihen lehtë, shtohet pjesa tjetër e miellit të përzier me lajthitë dhe të bardhat e vezëve (marenga). Brumi i përgatitur hidhet në forma të shtruara në letër dhe piqen në temperature 190 – 200 gradë Celsius për 40 – 50 minuta. Pasi ftohen, nxirren nga forma hiqet letra dhe spërkatet me sheqer pluhur.