Wafle me Çokollatë

Wafle me Çokollatë

Këto Wafles me çokollatë janë krokante nga jashtë dhe shumë të buta nga brenda. Receta perfekte për festat e fundvitit!

Përbërësit

200 gr miell,

100 gr miell misri,

10 gr sheqer

2 vezë,

500 ml litra qumësht,

30 gr vaj, Çokokrem,

10 gr sodë bukë dhe kripë

How to use

Përgatitja:

Në fillim rrahim vezët me sheqerin derisa të shkrijë. Shtojmë qumështin dhe vajin dhe vazhdojmë t’i përziejmë. Ndërkohë në një tas përziejmë miellin e grurit me sodën e bukës, kripën dhe miellin e misrit. I hedhim ato tek vezët e rrahura dhe i përziejmë ngadalë, derisa të krijohet një masë homogjeni brumi, jo e fortë, por e lëngshme. Paralelisht vendosim tostierën të nxehet në temperaturë maksimale. Hedhim brumin në tostierë dhe e lëmë të piqet. E vendosim në pjatë, e presim në copa dhe e lyejmë sipër me çokokrem.

sqAlbanian