Ëmbelsirë me krem, mjedra dhe çokollatë, shumë e shijshme dhe e lehtë për ta përgatitur.
Përbërësit
130 gr miell
70 gr niseshte
120 gr sheqer
100 gr gjalp
3 vezë
1 pako të vogël vanilje
1/2 pako të vogël pluhur pjekës
350 gr krem pastiçerie
2 lugë gjelle reçel mjedre
300 gr mjedra
Copëza çokollate
How to use
Përgatitja:
Përpara se të fillojmë pregatitjen e tortës, duhet të pregatisim kremin e pastiçerisë sipas recetës që do ta gjeni këtu. Kini parasysh të përgjysmoni sasinë: pra 250 ml qumësht, 1 lugë gjelle plot miell, 3 lugë gjelle plot sheqer, 3 të verdha vezësh dhe vanilje. Kremi duhet të jetë plotësisht i ftohtë.
Përgatisim bazën :
Rrahim gjalpin me sheqerin me ndihmën e një mikseri elektrik. Shtojmë një nga një vezët, miellin, niseshten, vaniljen, pluhurin pjekës dhe vazhdojmë rrahjen derisa të kemi përftuar një brumë homogjen. E hedhim brumin në një tavë për torta të lyer me pak gjalp e miell dhe e pjekim në 180°C për 20 minuta. E lëmë të ftohet plotësisht dhe e kthejmë përmbysë.
Përgatisim tortën:
E lyejmë sipër kekun me reçel mjedre duke e shpërndarë njëtrajtësisht. Përhapim kremin e pastiçerisë tashmë të ftohur (mund të përdorni edhe puding vanilje nga ato pakot që pregatiten vetëm me qumësht) dhe sipër e zbukurojmë sipas dëshirës me mjedra të freskëta dhe fleta çokollate.
Kjo tortë mund të pregatitet me çdo lloj frute, vetëm keni kujdes që shija e frutave të freskëta dhe reçelit të jetë e njejtë.