Me këtë ëmbelsirë me Portokall festat tuaja do të jenë shumë të ëmbëla. Përgatitja e kësaj ëmbelsire është e thjeshtë, shija dhe aroma janë fantastike.
Përbërësit
3-4 portokajë
100 gr margarinë
250 gr miell
3 vezë
250 gr krem djathi
170 gr sheqer
1 luge e vogle pluhur për pjekje
Lëngu I ½ limoni
Levorja e gjysem limoni e grirë në rende
Pak kripë
Lëngu i një portokalli
How to use
Përgatitja:
Ngroheni furrën në 180 gradë.
Tepsinë e pjekjes e lyejmë me yndyrë 24 cm
Në një enë përziejmë margarinën e mbajtur në temp. mjedisi, sheqer dhe krem djathi.
Në këtë masë shtojmë 3 të verdha vezësh, ndërsa të bardhat i tundim veçmas në shkumë të fortë.
Në masën e të verdhëve të vezëve shtoni gradualisht miellin e përzier me pluhurin për pjekje, shtoni kripën, lëngun e limonit, lëngun e portokallit dhe lëvozhgat e grira të limonit dhe portokallit.
Të gjitha këto i përziejmë me lugë, shtojmë ngadalë shkumën nga të bardhat e vezëve dhe i përziejmë ngadalë me lugë.
Tepsinë e lyejmë dhe e mbulojmë me letër furre, i shtrijmë fetat e portokallit në të gjithë sipërfaqen poshtë dhe anash.
Masën e vendosim në një kallep të mbuluar me portokall dhe e rrafshojmë mirë.
E pjekim ne 180 grade per 40-45 minuta ose derisa pjekja te konfirmohet me njomje.
Pas pjekjes dhe ftohjes, tortën e kthejmë me kokë poshtë në tepsi dhe e heqim letrën e pjekjes.
Shërbejeni të nxehtë apo edhe të ftohtë sipas dëshirës. Aroma dhe shija e portokallit do ju magjepsin dhe nuk do prisni që të ftohet.