Ëmbëlsira Brownies

Ëmbëlsira Brownies

Ëmbëlsira Brownies, është një recetë tradicionale amerikane. Është një tortë që në përbërjen kryesore ka çokollatën dhe mesin e butë. Kjo ëmbëlsirë mund të përgatitet në shumë mënyra të ndryshme.

Përbërësit

200Gr Çokollat për gatim

150Gr Miell

200Gr Sheqer

250Gr Gjalpë

4 Copë Vezë

40Gr Kakao

Sheqer vanilje

Maja për ëmbëlsira

Pak kripë

How to use

Përgatitja:

Në fillim për të përgatitur këto ëmbëlsira vrownies duhet të shkrijmë çokollatën. Në banjë-maria vendosim çokollatën e prerë në copa për shkrirje. Alternative çokollatën mund ta shkrijmë edhe në furrë me mikrovalë. Më pas shtojmë dhe gjalpin. Pasi shkrihen përziejmë të gjithë masën.

Në një enë hedhim vezët se bashku me sheqerin. I trazojmë se bashku dhe shtojmë kakaon e situr se bashku me miellin. Miellin e kemi përzier me majanë për ëmbëlsira dhe pak kripë. Hedhim edhe pak vanilje.

Hedhim edhe çokollatën e shkrirë dhe vazhdojmë ti trazojmë derisa e gjithë masa për Ëmbëlsira brownies të jete homogjene. Nuk është nevoja ti rrahim, mjafton të përzihen mirë.

Ëmbëlsira brownies është gati për tu pjekur. Në një tavë ku kemi vendosur letër kuzhine (drejtkëndëshe) hedhim masën e përgatitur të ëmbëlsirës. Tavën ë vendosim në furrë në temperaturën 180°C për 30/40 minuta. Duhet të kemi parasysh që mos ta pjekim shumë, pasi është karakteristike e kësaj ëmbëlsire qe zemra te qëndroje pak e qullët.

sqAlbanian