Përgatitja:
Marrim të bardhat e vezëve të cilat duhet të jenë në temperaturë ambienti 20-25°C dhe fillojmë t'i rrahim në një enë të thellë qelqi ose porcelani. Mund të përdorni rrahësin e vezëve ose rrahësin elektrik, por bëni kujdes që të mos e teproni.
Pasi të krijohet një shkumë e bardhë, shtoni pjesë-pjesë sheqerin (30gr) dhe vazhdoni ta rrahni.
Vezet duhet te rrahen derisa e bardha te beje nje mase te bardhe kremoze dhe kur te ngreme rrahesin duhet te jete maje e mprehte dhe jo e perkulur. Shihni edhe fotot për ilustrim.
Përziejmë miellin e bajameve me sheqerin pluhur, kakaon dhe gjysmën e kësaj mase e shtojmë tek e bardha e vezës. Me ndihmën e një luge fillojmë ta trazojmë me kujdes. Më pas shtoni gjysmën tjetër. Përziejini ngadalë derisa të keni një masë homogjene.
Marrim xhepin e shefit dhe e mbushim me masën e përgatitur. Në një tavë ku kemi shtruar më parë letër kuzhine fillojmë dhe krijojmë disa rrathë të vegjël me diametër më të vogël se 5cm.
Pasi të kemi mbushur tavën, duhet ta shtypim lehtë në planin e kuzhinës, duke hequr kështu ajrin dhe të mos krijojmë flluska brenda, si dhe të marrim një formë të rrumbullakët dhe të lëmuar sipër.
Tava duhet të lihet të pushojë në një ambient të freskët 20-25°C për 30-40 minuta. Makaronat janë gati për t'u pjekur nëse kur prekim sipërfaqen nuk ngjiten.
Tavën me makarona e vendosim në furrën e ajrosur, në temperaturën 170°C dhe e lemë të piqet për 15-20 minuta.
Pasi të jenë zier i lëmë të ftohen dhe më pas i heqim nga tigani.
Përgatisni çokollatën
Ndërkohë përgatisim kremin duke shkrirë çokollatën në vaskë dhe e përziejmë me qumësht. I trazojmë mirë derisa të arrijmë një masë homogjene.
Marrim kremin e pergatitur per mbushje dhe e hedhim ne xhepin e kuzhinierit. Marrim një makarona dhe në fund hedhim një shtresë kremi pa dalë nga dërrasa. Marrim një tjetër makarona dhe e bashkojmë me kremin.