Krepa me krem çokollate

Krepa me krem çokollate

Krepi me krem çokollate është një nga ëmbëlsirat më të thjeshta në përgatitje. Kjo ëmbëlsirë pëlqehet shumë si nga fëmijët ashtu edhe nga të rriturit.

Përbërësit

Përbërësit:

500ml Qumësht

250ml Miell

50gr Gjalpë

3 Vezë

Pak Kripë

Ingredients for filling:

350gr choco cream

Banane

Sheqer pluhur per zbukurim

How to use

Përgatitja:

Marrim një enë të madhe qelqi dhe hedhim miellin dhe pak kripë. Përziejini mirë dhe shtoni qumështin ngadalë duke e rrahur vazhdimisht. Duhet të kemi kujdes që nga mielli të mos krijohen kokrra. Mund të përdorim edhe rrahësin elektrik. Shtoni vezët duke vazhduar rrahjen mirë.

Shkrijmë gjalpin në banjë ose në mikrovalë dhe e shtojmë në masën e përgatitur (duhet të bëjmë kujdes që gjalpi të mos jetë i nxehtë). I trazojmë mirë të gjithë përbërësit derisa të arrijmë një masë të lëngshme dhe homogjene.

Ndërkohë ngrohim tavën me krepat, (nëse nuk mund të përdorni as një tavë normale duke e lyer me pak gjalpë rreth e qark, mjafton të jetë një që nuk ngjitet).

Hedhim mbi tavë, në qendër të saj, një garuzhde me masën e përgatitur. E hapim mire duke e palosur taven ose nese mundeni mund te perdorni hapesin e krepave i cili eshte prej druri dhe ka forme T-je.

E lemë krepin të gatuhet për rreth një minutë dhe më pas e kthejmë të piqet edhe këtu. E hedhim në një pjatë dhe vazhdojmë kështu derisa të kemi përfunduar të gjithë brumin e përgatitur.

Pasi të jenë pjekur, marrim një krep, e lyejmë plotësisht me krem çokollate, (nëse është pak i fortë, e vendosim në mikrovalë ose në banjë për pak çaste që të shkrihet). Më pas e palosim krepin në dysh dhe më pas edhe më shumë në dysh. Vendosim krepin në pjatë dhe e zbukurojmë me sheqer pluhur.

sqAlbanian