Jo vetëm për dashamirësit e limonit, Keku me limon ka një shije delikate dhe shume aromatike. Kjo ëmbëlsirë e shijshme mund të përgatitet shumë lehtë në pak minuta.
Përbërësit
4 Vezë
1 gotë uji Sheqer
1 gotë uji Vaj
1 gotë uji Kos
2.5 gota uji Miell
1 Pluhur për pjekurina
1 Sheqer Vanilje
Lëvore Limoni në rende
How to use
Përgatitja:
Tunden së pari vezët me sheqer e pastaj i shtohet vaji, kosi dhe mielli i përzier me sheqer vanile dhe pluhur, dhe në fund i qitet levorja e nje limoni në rende. Kallëfi për kek lyhet me vaj ose margarinë dhe qitet brumi në të. Piqet për 40 minuta në 180 gradë. Shërbehet edhe e nxehtë edhe e ftohtë.